
Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve,Kaltrina Zekolli Shaqiri ka qëndruar në Prishtinë në kuadër të Konferencës IV Ndërkombëtare të Prishtinës, me temë “Imazhi dhe lidershipi politik i grave shqiptare, ku kanë takuar kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama, shkruan Top24
Në kuadër të Konferencës IV Ndërkombëtare të Prishtinës, me temë “Imazhi dhe lidershipi politik i grave shqiptare: vlera, identitet dhe perspektivë evropiane”, e cila mbahet nesër në Prishtinë, sot së bashku me gra anëtare të këshillave komunalë dhe përfaqësuese të jetës publike, zhvilluam një takim të me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama.
Prishtina sot vazhdon të jetë një shembull i një qyteti modern, me vizion evropian dhe me përkushtim të qartë për fuqizimin e rolit të grave në shoqëri dhe vendimmarrje. Mikpritja dhe organizimi i kësaj konference nga Komuna e Prishtinës është dëshmi e angazhimit për bashkëpunim ndërshqiptar dhe për krijimin e platformave që forcojnë rolin e grave në politikë dhe institucione.
Pas konferencës së suksesshme që mbajtëm para disa muajsh në Çair, vazhdimi i këtij rrugëtimi në Prishtinë është një hap tjetër i rëndësishëm drejt ndërtimit të urave të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave mes grave shqiptare nga të gjitha trojet.
Besojmë se vetëm përmes mbështetjes së ndërsjellë, rrjetëzimit dhe përfshirjes aktive të grave në proceset vendimmarrëse mund të ndërtojmë shoqëri më të drejta, më demokratike dhe më të zhvilluara.



