
Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri në kuadër të angazhimeve të shtuara sot ka qëndruar në komunën e Sarajit ku së bashku me ministrin Muhamed Hoxha dhe kryetarin e komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi kanë përuruar fillimin e punimve për rikonstruksionin e rrugëve, si dhe për sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit, shkruan Top24
Sot nga terreni në fshatin Llaskarcë, së bashku me kryetarin e Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, deputeten Feride Haxhiu, këshilltarët komunalë dhe banorët, patëm mundësinë të ndjekim nga afër fillimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugëve, si dhe për sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit.
Ky projekt, i financuar nga Ministria e Transportit dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të thirrjes së dytë të Qeverisë për komunat, me vlerë mbi 200 milion denarë, përfaqëson një hap të rëndësishëm për përmirësimin e jetesës dhe sigurisë së komunitetit. Investimi do të sigurojë qarkullim më të lehtë, rrugë më të sigurta dhe infrastrukturë të qëndrueshme për banorët e fshatit.
Është frytdhënës të shohim se si bashkëpunimi mes institucioneve dhe angazhimi në terren sjell ndryshime reale dhe të prekshme për qytetarët. Llaskarca po merr vëmendjen që meriton.



