LajmeMaqedoniTopLajm

Zekolli Shaqiri mes banorëve të Rahçes: Rrugë dhe infrastrukturë për çdo vendbanim shqiptar

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli sot ka qëndruar në fshatin Rahçe mes banorëve të këtij fshati ku ka inspektuar fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës që do të lidhë këtë fshat me fshatin Kopanicë. Zekolli së bashku me kryetarin e komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi theksuan se punimet për këtë projekt me vlerë prej mbi 20 milion denarë shtë i financuar plotësisht nga Ministria e Transportit; pritet të realizohet brenda një viti. Rruga, shkruan Top24

Kaltrina Zekolli Shaqiri më tej shtoi se për sa kohë të jetë në krye të këtij institucioni do të angazhohet për të përmirësuar infrastrukturën në gjitha vendbanimet shqiptare.

“Në Rashçe të Komunës së Sarajit filluam punimet për rikonstruksionin e rrugës lokale që lidh Rashçen me fshatin Kopanicë.
Së bashku me deputeten e zonës, znj. Feride Haxhiu, dhe kryetarin e Komunës së Sarajit, z. Muhamet Elmazi, shënuam nisjen e këtij projekti të rëndësishëm për banorët.
Projekti ka vlerë mbi 20 milionë denarë dhe është i financuar plotësisht nga Ministria e Transportit; pritet të realizohet brenda një viti. Rruga, me gjatësi 1.745 metra dhe gjerësi 3.5 metra, do të përmirësojë qarkullimin, sigurinë dhe lidhjen ndërmjet dy vendbanimeve.
Investimet në infrastrukturën lokale mbeten prioritet i yni si Qeveri VLEN, sepse zhvillimi i vërtetë fillon nga përmirësimi i jetës së përditshme të qytetarëve” shkruan Kaltrina Zekolli Shaqiri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close