LajmeMaqedoniTopLajm

Zekolli Shaqiri: Kemi fituar 149,2 milionë euro grant për Korridorin 8, granti më i madh i siguruar deri më tani

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shqiri përmes një posrimi ka ndarë lajmin se Maqedonia e Veriut ka siguruar një nga financimet më të rëndësishme infrastrukturore në historinë e vendit pPër ndërtimin e Korridorit hekurudhor 8 është siguruar grant në vlerë prej 149,2 milionë eurosh, shkruan Top24

Bëhet fjalë për grantin më të madh të siguruar deri më tani për një projekt të këtij lloji në vend.
Por financimi nuk ndalet me kaq.
Për projektin janë siguruar edhe 350 milionë euro kredi me kushte të favorshme.
Kreditë vijnë nga dy institucione të fuqishme financiare evropiane – Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Me këtë paketë financiare, sigurohet financimi i plotë për ndërtimin e segmentit të tretë të Korridorit hekurudhor 8.

“Maqedonia e Veriut siguroi grant prej 149,2 milionë eurosh për Korridorin 8, granti më i madh i siguruar deri më tani.
Përveç grantit, janë siguruar edhe 350 milionë euro kredi me kushte të favorshme nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, duke siguruar kështu financimin e plotë për ndërtimin e segmentit të tretë të Korridorit hekurudhor 8.” shkruan Kaltrina Zekolli Shaqiri.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close