
Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri sot ka qëndruar në komunën e Likovës ku së bashku me kryetarin e kësaj komune Erkan Arifin kanë promovuar rekonstruimin e dy rrugëve lokale projekte të realizuara në kuadër të Thirrjes së Dytë të Qeverisë për mbështetje të komunave, shkruan Top24
“Si Ministri e Transportit, për Komunën e Likovës kemi ndarë rreth 2.8 milionë euro për realizimin e gjithsej 3 projekteve infrastrukturore, investime që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin lokal dhe modernizimin e vendbanimeve.Rrugët “Muhabere Jashari” dhe “Murat Jashari” mbajnë emra që përfaqësojnë sakrificën, qëndresën dhe kontributin e paharrueshëm për lirinë dhe dinjitetin e popullit tonë. Mbetemi të përkushtuar që përmes investimeve konkrete të vazhdojmë zhvillimin dhe avancimin e infrastrukturës në çdo vendbanim.” ka shkruar zëvendësministreja Kaltrina Zekolli Shaqiri.



