
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Intergim. Ali Ahmeti gjatë ditës së sotme ka pritur në takim onjën Jetmira Rexhepi-Lika nga Kaçaniku, një personalitet i formuar në frymën atdhedashëse të Kosovës dhe me vizion të qartë për të ardhmen e shtetit dhe kombit tonë, shkruan Top24
Sot pata kënaqësinë të takoj zonjën Jetmira Rexhepi-Lika nga Kaçaniku, një personalitet i formuar në frymën atdhedashëse të Kosovës dhe me vizion të qartë për të ardhmen e shtetit dhe kombit tonë.
Bisedat me njerëz që ruajnë me përkushtim vlerat kombëtare dhe familjare janë gjithmonë dëshmi se e ardhmja ndërtohet mbi vetëdije, përgjegjësi dhe dashuri për atdheun.




