
Gazetarja shqiptare nga Shkupi, Zejxhane Osmani përmes një postimi ka dalur në mbështetje të protestës së nesërme të thirur nga studentët shqiptarë duke këruar unitet dhe mbështetje të parezervë. Osmani shkruan se Mos mbështetja e studendëve me nerativën pse nuk e bëri BDI e dëmton një parti politike por vetë kauzën e barazisë dhe dinjitetin kolektiv të shqiptarëve, shkruan Top24
Në kënetën tonë të përbashkët, ku pothuajse çdo gjë shihet përmes prizmit të transaksioneve banale politike, çështja e gjuhës dhe mosrespektimi i përdorimit të saj prek vetë ashtin e identitetit kombëtar. Arsyetimi “pse nuk e bëri BDI-ja” nuk i amniston ata për dështimet e tyre, por as nuk mund të përdoret si alibi që sot të mos kërkohet përgjegjësi nga ata që na përfaqësojnë. Përdorimi i këtij argumenti vetëm për të shmangur thelbin e debatit paraqet ikje nga përgjegjësia politike dhe qytetare. Relativizimi i kërkesës për përdorim të drejtë të gjuhës shqipe vetëm pse dikush tjetër nuk e realizoi më parë, në fund nuk dëmton një parti politike por vetë kauzën e barazisë dhe dinjitetin kolektiv të shqiptarëve. #MeStudentët



