LajmeMaqedoniPolitik

Zejdi të shtunën themelon partinë e re

Ish deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi Zejd, ka zgjedhur 9 shtatorin si ditë për themelimin e subjektit të ri politik,njofton Top24.

“I prirur nga motivimi dhe besimi në sukseset politike Ju ftoj të gjithëve që më datë 9 shtator (e shtunë, hotel “Holiday Inn”) me fillim në ora 18.00 të bëheni dëshmitar dhe hisetar në krijimin e konceptit të ri politik, të përkuashtuar në ruajtjen e vlerave tona tradicionale familjare, si dhe afirmimin e vlerave bashkëkohore ekonomike, sociale, arsimore dhe kulturore”, ka shkruar Zejd në paralajmërimin e bërë për themelimin e subjektit të ri.

Ja postimi i plotë:

Të nderuar familjar, miq, bashkëkombës dhe qytetar…

Rrugëtimet politike janë procese që kërkojnë përkushtim dhe angazhim në drejtimin e përzgjedhur politik, pavarësisht sfidave dhe pengesave që paraqiten në këtë rrugëtim.

Andaj, pas disa viteve rrugëtimi politik me një koncept dhe vizion për të cilin bashkë me shumë aktivist të përkushtuar sakrifikuam shumë mund dhe aktivitet dhe pasiqë u humb besimi i ndërsjellë, u desht që përfundimisht të ndajmë rrugët tona politike me ata që dështuan në kapacitetet e tyre menaxhuese në kultivimin e drejtimit të përzgjedhur.

Duke dashur që të ruajmë drejtimin e nisur, të vetëdijshëm që mund të keqkuptohemi por jo edhe të dorëzohemi, bashkë me bashkëudhëtarët politik, erdhëm në përfundim që duhet të vendosim mes tre mundësive:

të pushojmë aktivitetin politik dhe të përkushtohemi ndaj familjes dhe rethit,

të bashkangjitemi në ndonjë subjekt politik egzistues, ose

të nisim rrugën tonë politike të re dhe të pavarur por gjithmonë duke e ruajtur drejtimin e përzgjedhur që në fillim.

Kështuqë, pasiqë jemi edukuar që asnjëherë të mos tërheqemi nga drejtimi i përzgjedhur, dhe të paluhatur në bindjen që drejtimin tonë politik nuk mund ta gjejmë në asnjë subjekt aktiv politik, vendosëm që të hapërojmë drejt krijimit të subjektit të ri politik, i cili doemos duhet ndryshuar nga mendësia dhe korniza e subjekteve egzistuese.

Shumë të nderuar…

I prirur nga motivimi dhe besimi në sukseset politike Ju ftoj të gjithëve që më datë 9 shtator (e shtunë, hotel “Holiday Inn”) me fillim në ora 18.00 të bëheni dëshmitar dhe hisetar në krijimin e konceptit të ri politik, të përkuashtuar në ruajtjen e vlerave tona tradicionale familjare, si dhe afirmimin e vlerave bashkëkohore ekonomike, sociale, arsimore dhe kulturore.

Jeni të mirëseardhur…

Related Articles

Back to top button
Close
Close