
Skender Rexhepi-Zejd pritet që ditëve në vijim ti bashkangjitet partisë amë nga e cila u larguan me herët. Kthimi i Zejdit në Lëvizjen Besa vjen pas pakënaqësive të tij me Aleancën për Shqiptarët dhe pas largimit nga strukturat partiake nga ana e kryetarit të AAA-së, Afrim Gashi.Burime për Top24 kanë bërë të ditur se deri te kjo krisje ka ardhur pasi që ASH nuk pyet AAA-në rreth emrave të kandidatëve dhe mundohet të dominon edhe në rajonet ku ASH është shumë e dobët, si në Shkup, Kumanove dhe Likovë.
Nga ana tjetër Lëvizja Besa këtyre ditëve ka ndezur motorët për zgjedhjet lokale ku për Tetovën dhe Gostivarin kandidojnë vet kreu i kësaj partie Bilall Kasami dhe nënkryetari Fadil Zendeli për Gostivarin.



