
Kryetari i Partisë Populli, Skender Rexhepi-Zejd përmes një postimi në profilin e tij në fb ka reagur ndaj vendimit të sotëm të gjykatës kushtetuese dhe ndaj gjuhës së kryetarit Konstadinovski duke shënuar se “Kur Gjykata Kushtetuese braktis rolin e saj për të mbrojtur Kushtetutën dhe hyn në fushën e politikës, madje politikës me ngjyrë nacionaliste dhe antishqiptare, atëherë shteti pushon së qenë shtet i së drejtës” shkruan Top24
Zejd më tej akuzon Konstadinovskin se në vend që të japë argumente juridike, kryetari i këtij institucioni shkel Kushtetutën dhe abuzon me të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
“Problemi është se kur drejtësia kushtetuese bie në nivelin e cinizmit politik, shteti bie në nivelin e padrejtësisë institucionale. Historia na ka mësuar se vendimet e padrejta mund të zgjasin pak, por pasojat e tyre zgjasin shumë më gjatë” shkruan Zejdi.
PS
Përmendja e kalit si “mjet udhëtimi” nuk ishte këshillë ironike nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, më shumë ishte reflektim i mentalitetit mesjetar i këtij institucioni.



