
Kur kanë mbetur edhe 30 ditë nga finalja historike e UEFA Conference League, që do të luhet në stadiumin “Air Albania” të Tiranës më 25 maj, vijojnë përgatitjet intensive për organizimin sa më të mirë të këtij eventi nga UEFA dhe Federata Shqiptare e Futbollit.
Sipas informacionit zyrtar të UEFA-s pritet që shitja e biletave të nisë në ditët në vazhdim. Pas krijimit të llogarisë në faqen zyrtare, personat e përzgjedhur nga UEFA do të njoftohen për hapat e mëtejshëm që duhet të ndjekin në mënyrë që të pajisen me biletat e finales.
Përveç biletave të rezervuara për tifozët e dy ekipeve finaliste, UEFA do të nxjerrë në shitje edhe një numër të caktuar biletash për të gjithë të apasionuarit e futbollit që duan të ndjekin këtë finale.
Sa i përket garës, kanë mbetur katër skuadra që pretendojnë për trofeun, teksa në mesjavë do të luhen edhe dy çiftet gjysmëfinale, Leicester – Roma dhe Feynoord – Olimpique Marseille. Nga këto dy çifte do të përzgjidhen edhe dy finalistet që do të luajnë në Tiranë më 25 maj./supersport



