LajmeSport

Bayern Munich po e transferon sulmuesin qe po e ‘çmend’ Evropën

Bayern Munich pas Haller

Skuadra e Bayern Munich ka filluar të kërkojë një sulmues dhe kjo mund të lidhet me një largim të mundshëm nga Robert Lewandowski.

Bavarezët, sipas raportimeve të ‘Bild’, janë vënë në ndjekje të Sebastien Haller.

Haller ka pasur një sezon spektakolar me skuadrën holandeze, duke shkëlqyer në Champions League.

Paraqitjet e Haller nuk kanë kaluar pa u vënë re nga Bayern. Interesimi konkret i kampionëve të Bundesliga tashmë po rrit edhe thashethemet për një largim të mundshëm të Robert Lewandowski.

Lewa po lidhet me një kalim të mundshëm në ‘Camp Nou’, dhe thuhet se është gati të pajtohet për reduktim në pagë vetëm për të kompletuar transferimin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close