KurioziteteLajme

Zbulohet fosili i jashtëzakonshëm 180 milionë-vjeçar

Mbetjet kolosale të fosilizuara 180 milionë-vjeçare të një një zvarraniku të quajtur Ichthyosaurs janë gjetur në Mbretërinë e Bashkuar, në atë që studiuesit e kanë përshkruar si një nga zbulimet më domethënëse në rajon.

Ky është fosili më i madh dhe më i plotë i Ichthyosaur i gjetur ndonjëherë në MB, me gjatësi rreth 30 metra dhe me një kafkë që peshon një ton, trasnmeton rtv21.tv.

Mendohet gjithashtu të jetë i pari nga speciet e tij të veçanta -Temnodontosaurus trigonodon – që gjendet në Britani.

Zvarranikët detarë që jetonin së bashku me dinosaurët, Ichthyosaurët u ngjanin delfinëve në formën e trupit. Ata u zhdukën rreth 90 milionë vjet më parë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close