MaqedoniTopLajm

Zbarkon në Shkup pakoja me vaksinta ruse të cilat janë në shifër 3000

Vaksinat nga kompania “Sputnik V” kanë zbritur në Aeroportin e Shkupit.

Sasia e parë përfshin 3 mijë vaksina. Janë paraparë për dozën e parë të vaksinimit, ndërkaq në ndërkohë pritet të arrijnë edhe sasia tjetër për dozën e dytë.

Vaksinat u pranuan nga ministri Filipçe i shoqëruar nga ambasadori rus në vend, Sergej Bazdnikin në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Ky është pranim i tretë i vaksinave anti-Covid në vend. Dy të parat ishin donacion nga Serbia dhe janë nga kompania Pfizer, me të cilat edhe është kryer imunizimi i personelit mjekësor./TV21

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close