BotaLajme

“Zbardhet” Kina, reshjet e mëdha të borës bllokuan autostradat – anulohen udhëtimet me trena e aeroplanë

Një valë të ftohtit ka mbërritur në Kinë më herët se që ishte paraparë, kështu pjesa veriore e këtij vendi – përfshirë kryeqytetin kinez, Pekinin, ka bërë që të mbyllen autostradat dhe të anulohen apo vonohen fluturimet e aeroplanëve dhe lëvizja e trenave.

Temperaturat kanë rënë nën zero, e të ftohtit vetëm sa vjen e po rritet nga perëndimi në lindje. Në Pekin, qytetin më të afërt të Tyengin në verilindje, ka pasur reshje bore, transmeton Telegrafi.

Instituti hidrometeorologjik i këtij vendi ka alarmuar me ngjyrë portokalli për ardhjen e stuhive të fuqishme. Parashihen reshje të borës prej më shumë se 30 centimetra trashësi, shkruan AP.

Janë mbyllur dhjetëra autostrada, duke bërë që të anulohen edhe shumë linja të autobusëve dhe qindra fluturime nga dy qytetet më të mëdha kineze.

Trenat e shpejtë që lëvizin për në Shangai kanë ndërprerë përkohësisht punën. E pas një kohe të gjatë, qielli në Kinë ka marrë ngjyrë të bardhë nga stuhitë që po lëvizin drejt lindjes.

Related Articles

Back to top button
Close
Close