BotaLajme

Mijëra njerëz protestojnë rrugëve të Lajpcigut, konfrontohen me policinë gjermane – kundërshtojnë masat anti-COVID

Mijëra njerëz kanë dalë rrugëve të qytetit gjerman Lajpcig, për të protestuar kundër masave anti-COVID.

Ata janë ballafaquar me policinë, me të cilët në një moment edhe janë konfrontuar, transmeton Telegrafi.

Forca të shumta të policisë ishin shpërndarë nëpër rrugët e Lajpcigut, ku janë lajmëruar 12 protesta e janë parë edhe mjete të ndryshme të blinduara të policisë gjermane.

Mbi njëmijë persona ishin mbledhur në qendër të qytetit, duke kërkuar shfuqizimin e masave anti-COVID, që janë vënë për ta luftuar apo vënë nën kontroll pandeminë e coronavirusit.

Përplasjet me policinë shpërthyen kur pjesëmarrësit në protestat që planifikonin të mbanin një marsh në afërsi të sheshit kryesor të qytetit – tentuan ta thyejnë kordonin e policisë.

E për ta shpërndarë turmën, policia përdori sprej, ndërkaq 24 persona u arrestuar që u identifikuan si anëtarëve të lëvizjeve të ndryshme të djathtës ekstreme.

“Ata janë arrestuar për sjelljet dhe gjësendet që u janë gjetur”, ka njoftuar policia gjermane në Twitter. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close