LajmeMaqedoniTopLajm

Zaev takim urgjent me partnerët e koalicionit

Mbledhja e partive anëtare të koalicionit qeveritar të udhëhequr nga LSDM është caktuar për sonte. Do të jetë interesante të shihet nëse ndonjë përfaqësues i Lëvizjes Besa do të marrë pjesë në atë takim, sepse ishte në koalicion me LSDM-në në zgjedhjet e 15 korrikut të vitit të kaluar dhe ishte fituese e zgjedhjeve.

Gjithashtu do të jetë interesante të shohim se cilat ishin mesazhet nga takimi i kryeministrit Zoran Zaev me kryeministrin holandez Mark Rutte. Çfarë mesazhesh ka sjellë Rute në Shkup.

Ndryshe, kryeministri holandez është një nga lojtarët kyç ose një nga aktorët kryesorë në familjen e partive liberale dhe demokratike brenda BE-së ku është anëtare PLD e Goran Milevskit. Prandaj, do të jetë interesante të analizohet sjellja e Milevskit në procesin e rrëzimit apo mbrojtjes së pushtetit.

Nga ana tjetër, diplomacia britanike ka vepruar gjithmonë përmes Holandës.

Pra, me ardhjen e Rute në Shkup mund të kuptohet si përfshirja e Londrës në zgjidhjen e krizës politike në vend.

Related Articles

Back to top button
Close
Close