LajmeMaqedoniTopLajm

Zaev: Regjistrimi punë e kryer, shtyrja e regjistrimit do të kalojë në Kuvend

Kryeministri Zoran Zaev është shprehur i bindur, se shtyrja e Regjistrimit do të bëhet, pasi siç thotë, për ndryshimet ligjore të këtij ligji do të flasë nesër edhe në takimin me koordinatorët e grupeve parlamentare në Kuvend.

Duke folur për bllokadën e paralajmëruar nga Aleanca për Shqiptarët, Zaevi tha se beson se ata do të pajtohen me shtyrjen, pasi siç tha, ata paraprakisht e kanë kërkuar të njëjtën gjë.

“Nuk besoj se do të ketë arsye për këtë, pasi e marr parasysh se kur u dorëzua ligji, ata propozuan që të shtyhet regjistrimi për në qershor. Kanë vendosur nënshkrim. Edhe ata kërkuan atëherë për arsyet e njëjta. Nesër do të flasim edhe për këtë çështje dhe besoj se do të gjejmë zgjedhje”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Shtoi se Ligji do të propozohet ashtu siç kanë i propozuar, me flamur evropian. Edhe ministri i drejtësisë, Mariçiq theksoi se pas marrëveshjes së Kryetarit të Kuvendit dhe koordinatorëve të partive politike, nesër do të duhet Ligji të votohet në seancë plenare për shkak se është dita e fundit para fillimit të operacionit më të madh statistikor.

“Ligji për regjistrim fillimisht u dorëzua në procedurë me flamur evropian, për shkak se ai është i klasifikuar me flamur evropian ashtu që unë do t’i propozoj Qeverisë që ta miratojë dhe ta dërgojë në Kuvend me flamur evropian dhe me procedurë të shkurtër për shkak të urgjencës së momentit në të cilin ndodhemi – para fillimit të regjistrimit”, u shpreh ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Nga Ministria e Drejtësisë e kanë zgjedhur këtë rrugë, me procedurë të shkurtër dhe flamur evropian që të shmanget bllokada eventuale e ndryshimit të Ligjit dhe parashtrimit të mijëra amendamenteve nga kundër prolongimit të regjistrimit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close