LajmeMaqedoniTopLajm

Zaev për Tetovën: Kemi dy partnerë, s’mund të bëjmë thirrje, do të hidhërohen

Lideri i LSDM-së në ClickPlus ka bërë të ditur se nuk do të mbështesë asnjë kandidat në Tetovë, pasi siç tha, për cilindo që do të bëjë thirrje, njëri nga partnerët do të hidhërohet.

Këtë siç tha ai nuk do ta bëjë pasi që nëse u thotë votuesve të votojnë njërin kandidat, ata do ta bëjnë të kundërtën.

“Nëse Zaev u thotë votuesve të tij, Ahmeti, Mickoski, cilido, përkundrazi nuk do ta dëgjojnë sepse secili ka kredibilitetin dhe integritetin e tij”.

“Kemi dy partnerë, si të ndodh kjo? Cilido që është do të hidhërohet. Të marrim njërën anë, tjetri do të hidhërohet, të marrin anën tjetër, tjetri do të hidhërohet. Kështu që nuk ka dilema, kështu do të jetë edhe në Tetovë dhe në Zhelinë”.

Shtoi se votuesit duhet të vendosin me bindje personale, kështu duhet të veprojë edhe Besa me votuesit e saj në Haraçinë, Çashkë dhe Dollnen ku LSDM është në garë me BDI-në./TV21

Related Articles

Back to top button
Close
Close