LajmeMaqedoniTopLajm

Zaev pas votimit: Zgjedhjet e sotme përcaktojnë fatin e qytetarëve në katër vitet e ardhshme

Lideri i LSDM-së sot pas votimit së bashku me bashkëshorten e tij Zorica Zaeva në Strumicë, deklaroi se këto zgjedhje janë me rëndësi të veçantë ndonëse janë më ndryshe se të tjerat.

Sipas tij, nga këto zgjedhje varet pozita dhe si do të jetë jeta e qytetarëve në katër vitet e ardhshme.

Ai shpreson se gjatë fushatës zgjedhore, kanë arritur t’i bindin qytetarët se koalicioni “Mundemi” e pret mbështetjen më të madhe.

“Me të vërtetë, këto janë zgjedhje më ndryshe se të tjerat, por nuk janë më pak të rëndësishme. Shumë janë të rëndësishme përshkak se rezultati i këtyre zgjedhjeve përcakton pozitën dhe si do të arrijmë për katër vitet e ardhshme dhe gjithsesi, si do të jetë jeta e qytetarëve në katër vitet e ardhshme. Besoj se me pozitivitetin tonë dhe fushatën promovuese, kemi arritur t’i bindim qytetarët se koalicioni i udhëhequr nga LSDM, koalicioni “Mundemi” është ajo e cila pret mbështetjen më të madhe”, tha lideri i LSDM-së, i cili njëherit është edhe bartës i njësisë zgjedhore numër 4.

Related Articles

Back to top button
Close
Close