LajmeMaqedoniTopLajm

Zaev: Nga 1 janari do të rriten pensionet dhe pagat

Kryeministri i vendit Zoran Zaev, sot në Dellçevë në tubim me qytetarët deklaroi se është marrë vendim për ndryshim të metodologjisë së përllogaritjes së pensioneve dhe sipas kësaj, pensionet do të rriten jo vetëm sipas çmimeve me pakicë, por edhe me rritjen e pagës mesatare.

“Dëshiroj të them se nga 1 janari do të rriten pensionet sipas çmimeve me pakicsë dhe sipas rritjes së pagave mesatare, përkatësisht çdo 1 janar dhe çdo 1 korrik do të kemi rritje të pensioneve”, tha Zaev.

Ai shtoi se deri tani pensionet janë rritur vetëm sipas çmimeve me pakicë dhe se se në Maqedoninë e Veriut paga mesatare është rritur 10 për qind më shumë se çmimet me pakicë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close