LajmeMaqedoniTopLajm

Zaev: Kaosin e shkaktojnë simpatizantët e paparashikuar! Filipçe do t’i kërkojë partive politike të respektojnë protokollet

Ndryshe nga herët tjera Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në konferencën e thirrur për media erdhi me atlete. I pyetur se përse në mitingjet që po zhvillohen në kuadër të fushatës zgjedhore nuk po respektohen masat për mbrojtje nga virusi korona, ai tha se nuk ka rekomandime për mbajtje të maskave në të hapur. Megjithatë Filipçe e pranon se politikanët duhet të jenë më të vëmendshëm dhe tha se do të kërkojë nga partitë politike që të gjithë  të mbajnë maska edhe në ambiente të hapura.

“Absolutisht vërejtjen e keni me vend, që sot do të gjej mënyrë që t’i rekomandoj të gjitha partive politike. Me vend është kjo që po e thoni dhe nuk dua të ik nga përgjigja, por vetëm dua të ju tregoj se si është momentalisht situate reale”, tha Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë.

E kryeministri Zoran Zaev fajin për mosrespektim të distancës dhe rregullave tjera ua le simpatizantëve të paparashikuar  të cilët i bashkohen tubimeve partiake.

“Vetëm do të them se shihet se radhitja e ulëseve është sipas protokolleve, e gjithsesi problemin e shkaktojnë personat shtesë që vijnë nga të gjitha anët, të cilët nuk e respektojnë distancën e nevojshme dhe respektimin e plotë të protokolleve”, u shpreh kryeministri i vendit Zoran Zaev.

Në tubimet e organizuara nga partitë në prag të zgjedhjeve lokale, shumica e qytetarëve por edhe vetë organizatorët nuk mbajnë maska ​​dhe nuk mbajnë distancë. Protokollet për mbrojtje nga Covid-19 thonë se nëse ka tubime masive dhe nëse distanca nuk mund të respektohet, qytetarët duhet  të mbajnë maska.

Related Articles

Back to top button
Close
Close