MaqedoniTopLajm

Zaev: Kandidati për kryetar të Shkupit të informojë se çfarë vizioni ka, e jo ta gënjejë popullin

Është tmerruese dhe nënçmuese që një shtetas i huaj të jetë kandidat për kryetar të Shkupit kur kemi proces negociues me Bullgarinë dhe tentim që ta zgjidhim problemin, tha kryeministri Zoran Zaev sonte në intervistë në TV Kanal 5.

“Ne jemi përfaqësues të tezës një shoqëri për të gjithë dhe nuk na pengon se kush cilës etni i takon, por, ta gënjeni popullin për një gjë të tillë është e pakëndshme. Pres kandidati për kryetar të Shkupit të informojë se çfarë përparësi ka, çfarë vizioni, por assesi ta gënjeni popullin. Ne duhet me Bullgarinë të gjejmë zgjidhje që të ecim para si shtet. Populli do ta thotë fjalën e tij në zgjedhje. Absolutisht nuk është e ndershme dhe është poshtëruese të gënjeni dhe besoj se qytetarët e dinë se progresiviteti duhet të vazhdojë me fitore të dielën”, tha Zaevi.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve pret mobilizim të, siç tha, trupit votues progresiv, si dhe fitore.

Nuk na duhet, theksoi, rrugë konservatore, e cila nuk është afër vlerave evropiane.

Me LSDM-në shteti ecën para, sepse ka qëllim dhe vizion të qartë, ndërsa me VMRO-DPMNE-në promovohen planet konservatore në të cilat nuk ka vlera evropiane, tha Zaevi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close