LajmeMaqedoniTopLajm

Zaev i bie pishman, thërret Selën dhe Gashin

Beteja e opozitës shqiptare ASH – AAA në kuvend po jep sinjalet e para se këmbëngulja e tyre për ligjin për shtetësinë pritet të ketë një epilog pozitiv. Vendosmëria e opozitës ka bërë që kryeministri Zoran Zaev ti bëj ftesë Ziadin Selës dhe Afrim Gashit , për një takim gjatë javës së ardhshme , ku në fokus do të jetë problemi i qytetarëve pa shtetësi .

Këtë e ka konfirmuar vetë kryeministri Zoran Zaev . ” Po . Unë do të takohem me Aleancen dhe Alternativen javën tjetër per të zgjidhur problemin e qytetarëve pa shtetësi” tha sot Zaev në një prononcim për TV21.

Deputetët e koalicionit ASH – AAA së fundi ishin të vendosur se nuk do të heqin dorë nga zgjidhja e problemit të shumë bashkëqytetarëve pa shtetësi . Nga ky koalicioni theksuan se nuk tërhiqen nga pozicionet e tyre . Shefi i grupit parlamentar të koalicionit ASH AAA theksoi për Alsat – M se nuk mund të kalojë asnjë ligj në kuvend , përderisa mijëra , apo dhjetëra mijëra bashkëqytetare nuk kanë as sigurim shëndetësor në kohë pandemie , si pasojë e mospasjes së shtetësisë . Opozita ka dorëzuar mbi 30 mijë amendamente duke bllokuar mbi 20 ligje , si kundërpërgjigje ndaj bllokimit dhe refuzimit të ligjit per shtetësi . Lidhur me akuzat e partive shqiptare në pushtet BDI dhe Lëvizjes Besa se shtetësia po keqperdoret per pike politike , Rexhepi theksoi se keto qendrime janë tentativa për të mbuluar qasjen anti – shqiptare të partive nga blloku politik maqedonas , ASH – AAA ka propozuar ligj që mundëson marrjen e shtetësisë përmes një procedure lehtësuese , qe kjo e drejtë u është cenuar qytetarëve , kryesisht shqiptare për dekada e vite të tëra ( INA )

Related Articles

Back to top button
Close
Close