Gara për titullin e kampionit në Ligën Premier është bërë shumë interesante kur kanë mbetur edhe tre xhiro deri në fund të sezonit 2023/24.
Arsenali po udhëheq me 83 pikë, një më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Topçinjtë kanë nevojë për ndihmen e skuadrave rivale, pasi City në tre ndeshjet e fundit do t’i zhvilloj ndaj ekipeve londineze si Fulham, Tottenham Hotspur dhe West Ham United.
Ylli anglez i West Ham, Michail Antonio ka thënë se Arsenali do të fitojë Ligën Premier, pasi ata në ndeshjen e fundit luftojnë për Evropën dhe do ta ndalin Cityn.