Dukej e pamundur të shihje një 16-vjeçar jo vetëm në fushë në Kampionatin Evropian, por edhe si titullar për një ekip të madh. Gjatë Euro 2024, Lamine Yamal do të ndryshojë historinë, duke u bërë lojtari më i ri që aktivizohet në turneun kontinental.
I domosdoshëm për De La Fuente, adoleshenti i Barcelonës po fiton eksperiencë muaj pas muaji, pasi befas u bë rekordmen i “Blaugranave” në rrethana dhe gara të ndryshme. Të njëjtën gjë do ta bëjë edhe në Euro 2024, ku do të përballet edhe me Italinë, Kroacinë dhe Shqipërinë në fazën e grupeve.
Duke bërë debutimin e tij me Barcelonën në moshën 15-vjeçare, gjatë sezonit në 2023/2024, Yamal luajti 50 ndeshje me “Blaugranat”, duke u dëshmuar një nga forcat shtytëse absolute në një vit që megjithatë përfundoi pa asnjë trofe për ekipin katalanas, aktualisht në duart e Flick pas shkarkimit të Xavit.
Në vitin 2021, gjatë Euro 2020, Kacper Kozłoëski u bë futbollisti më i ri në historinë e Kampionatit Evropian. Në moshën 17 vjeç e 246 ditë, lojtari polak ka mposhtur rastësisht rekordin e mëparshëm kundër Spanjës.
Kuptohet se Yamal, i cili në fund të korrikut do të mbushë 17 vjeç, do të fshijë rekordin e mëparshëm, duke u bërë i vetmi 16-vjeçar në fushë në historinë e Kampionatit Europian.
De La Fuente e ka aktivizuar Yamal në gjashtë raste nga shtatori 2023 e deri më sot, me spanjollin e ri që e ka shlyer besimin e trajnerit me dy gola dhe disa asistime.
Yamal nuk ka qenë kurrë në dyshim për sa i përket thirrjes dhe duhet të marrë gjithashtu fanellën e titullarit në krahun e djathtë. Debutimi i tij me Spanjën ishte pa dyshim rekord, duke e arritur në moshën 16 vjeç e 57 ditë.