
Presidenti kinez Xi Jinping mbajti të hënën një fjalim të posaçëm nga Pekini në sesionin virtual të Forumit Ekonomik Botëror për vitin 2022, ku ai i bëri thirrje botës të bëjë gjithçka duhet për të luftuar pandemisë dhe për të nxitur rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror.
Ai theksoi se Kina nuk duhet ta rrisë kurrë ekonominë e vet me koston e varfërimit të burimeve dhe shkatërrimit të mjedisit, por as nuk duhet ta sakrifikojë rritjen për të mbrojtur mjedisin.
“E udhëhequr nga filozofia jonë se ujërat e pastra dhe malet e gjelbra janë po aq të vyera sa ari dhe argjendi, Kina ka bërë ruajtjen e gjithanshme dhe administrimin sistematik të maleve, lumenjve, pyjeve, tokave bujqësore, liqeneve, kullotave dhe shkretëtirave të saj,” theksoi kreu i shtetit kinez.