LajmeRajon

Xi i Kinës pritet të vizitojë Serbinë, reagon Von Cramon: Nuk ka më para të BE-së

Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të nis një udhëtim në Evropë, ku do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë.

Për vizitën e tij në Serbi, ka reaguar eurodeputetja, Viola von Cramon, e cila ka treguar se cila duhet të ishte përgjigja e qartë ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Përgjigja jonë e qartë duhet të jetë: Ta dëbojë atë. Nuk ka më para të BE-së, asnjë paketë rritjeje për Serbinë për aq kohë sa Aleksandër Vuçiq, vallëzon me autokratët në Kinë dhe Rusi”, ka shkruar Von Cramon, në X.

Related Articles

Back to top button
Close
Close