Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka vazhduar përplasjen me Drenusha Latifin.
Ajo madje e ka quajtur ‘rrence’ dhe u shpreh se i bie pishman për secilin moment shoqërie që i ka dhënë.
“Edhe po rrejshe po të soseshe, unë kurrë nuk kam besu që ti rren – po Big Brother po qitka fytyra shumë të mira”, u shpreh Xheneta.
Drenusha në anën tjetër vetëm e ka dëgjuar Xhenetën dhe me raste ka qeshur me ironi.
Ato deri më tani kanë ruajtur raporte të mira me njëra-tjetrën, ndonëse debatet i kanë filluar së fundmi.
Dyshja e Big Brother patën një debat të ashpër edhe për buxhetin e javës, duke mos u pajtuar në disa gjëra.