LajmeMaqedoniTopLajm

Xhemazije Rizvani ndan rrugët me ALSAT-in, arsye – politika redaktuese

Njëra ndër moderatoret më të dashur për publikun shqiptar në Maqedoni, Xhemazije Rizvani duket se nuk do të dalë më para ekranit, njofton Top24

Ajo ka bërë të ditur se ka përfunduar angazhimin e saj në TV Alsat, ndërkaq siç ka zbuluar, arsye e ndërprerjes është politika redaktuese.

“Të nderuar miq dhe përkrahës të punës sime në TV Alsat,

Ashtu si çdo fushë e artit që shpesh ul nivelin për t’u përshtatur me shijet e publikut, edhe media është e detyruar të ndjekë të njëjtën rrugë për të mbijetuar.
Unë, si kritike e ashpër e këtyre prirjeve në art, nuk mund të pranoj të argëtoj publikun në vend që ta vetëdijësoj atë.
Prandaj, rrugët e mia ndahen me median ku kam punuar gjatë këtyre viteve.
Institucioni ka qenë shumë korrekt në trajtimin ndaj punëtorit, por pikëpamjet tona ndryshuan në momentin kur u zgjodh një politikë redaktoriale më argëtuese, e cila bie ndesh me bindjet e mia për atë që përfaqëson vlerë.
Kam realizuar emisione me njerëz që kishin çfarë të thonin dhe çfarë t’i jepnin ekranit. Për mua kjo ka qenë një shkollë e vërtetë, kam mësuar shumë, kam krijuar përvoja që do të mbahen mend. Shumë prej emisioneve do të doja t’i rishihja sërish, sepse janë fryt i punës sonë të përbashkët dhe i përfshirjes tuaj si publik, por edhe i shumë personave që mbeten pjesë e këtij rrugëtimi.
Faleminderit që i thatë “po” kësaj përvoje që do të mbetet gjithmonë e veçantë për mua.
Në veçanti falënderoj Nazim Rashidi i cili ma besoi këtë punë dhe gjithnjë ka ditur si të nxjerrë më të mirën nga një individ.
Falënderoj gjithashtu kolegët e mi, pa përjashtim, me të cilët u munduam fort që të ia dilnim, edhe pse çdo “Trojë e ka kalin e vet”.
Alsati ka njerëz të mrekullueshëm, ata që i shihni në ekran dhe sidomos ata që nuk i shihni, të cilët me përkushtim të pashtershëm e kanë bërë për vite me radhë këtë televizion më të shikuarin në vend.
Suksese të gjithëve!”, shkruan Rizvani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close