LajmeMaqedoni

Xhaferi: Seanca për ndryshimet kushtetuese do të vazhdojë kur të ketë kushte

Mundësia që njëzet deputetë të kërkojnë mbajtjen e seancës së re nuk është detyrim që kryetari i Kuvendit të thërrasë seancë, tha Talat Xhaferi në fillim të seancës së re të 125-të, duke iu përgjigjur kërkesës së deputetes Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE për mbajtjen e vazhdimit të seancës së 123-të për votimin e ndryshimeve kushtetuese, transmeton Top24

Në fillim të seancës së 125-të të Kuvendit, kryetari u përgjigj se baza e kërkesës ishte joadekuate.

“Për sa i përket kërkesës, mendoj se baza nuk është e përshtatshme që ju të kërkoni thirrjen e seancës së ndërprerë. Seancë të re është e padiskutueshme, mund ta kërkosh, por është sërish mundësi për të kërkuar, por jo detyrim për të thirrur seancë. Juristët e dinë këtë. Thirrjen e seancës, ndër të tjera, mund të kërkojnë 20 deputetë. Kryetari mund të thërrasë seancë me kërkesë të 20 deputetëve. Mund, që do të thotë se nuk duhet. Pra, le të jemi të qartë me këtë. Unë as nuk kam shumëzuar e as nuk kam ndarë, e kush e shumëzon veten është problem i tij”, tha Xhaferi.

Ai shtoi se vazhdimi i seancës së ndërprerë është në kompetencë ekskluzive të kryetarit të Kuvendit.

“Paragrafi 5 i nenit 81 është i qartë, preciz dhe vendimtar në kuptimin që seanca e ndërprerë është në kompetencë ekskluzive të Kryetarit të Kuvendit, kur ai vazhdon me atë seancë. Në fakt, si shumë seanca të tjera, rrinë dhe presin vazhdimin për disa gjëra që ju dhe opinioni tashmë i dini, e kjo për shkak të mosfunksionimit të komisioneve përkatëse”, tha Xhaferi.

Ai shtoi se seanca e 123-të do të vazhdojë kur të ketë kushte për të vazhduar. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close