LajmeMaqedoniTopLajm

Xhaferi: Përbërja e qeverisë së ardhshme është puna në negociata mes subjekteve politke të cilat e morën mandatin

Jam i fokusuar në obligimet e Qeverisë që e kryesoj, mandati i së cilës është deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Përbërja e qeverisë së re është puna në negociata mes subjekteve politike të cilat e fituan mandatin, tha kryetari i Qeverisë, Talat Xhaferi.

“Do të shohim sipas kalkulimeve si do të jenë bisedimet mes subjekteve. Unë jam i fokusuar në obligimet e përbërjes së Qeverisë që e kryesoj. Në të vërtetë, mandati i kësaj qeverie është deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Puna në konfigurimin e qeverisë së ardhshme është puna në negociata mes subjekteve politike të cilat fituan mandate në Kuvend pas zgjedhjeve të mbajtura më 8 maj, kështu që rreth kësaj çështje, rezultati duhet të pritet atje”, tha Xhaferi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri me rastin e 100 ditëve Qeveri teknike, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse mund të pritet edhe një mandat i tij si kryeministër sepse Fronti evropian pret të hyjë në përbërjen e qeverisë së ardhshme.

I pyetur nëse BDI është e gatshme të shkojë në opozitë pasi që VMRO-DPMNE paralajmëroi se nuk do të formojë qeveri me Frontin evropian të kryesuar nga partia nga e cila vjen ai, Xhaferi udhëzoi për përgjigje tek organet e partisë.

“Unë jam kryeministër dhe mendoj për mandatin që duhet ta përfundoj. Ajo është pyetje për organet e partisë. Tjetra është çështje e epilogut e të gjitha negociatave për përbërje të qeverisë së re”, tha kryeministri Xhaferi.

I pyetur për të komentuar procesin zgjedhor dhe nëse ishte kryer bojkot i qetë për zgjedhjet presidenciale, kryeministri teknik tha se ai dhe BDI as nuk kanë bërë thirrje as nuk kanë motivuar për bojkot, por iu ishte lënë qytetarëve të votojnë sipas vullnetit të tyre.

“Po, edhe kandidati për president dhe përfaqësuesit e frontit, edhe subjekti, konkretisht BDI, ua kemi lënë vullnetit të lirë të qytetarëve ta shprehin vullnetin në vendvotim dhe në kutinë e votimit. Qëndrimet e caktuara individuale nuk mund të prezantohen edhe të konkludohen fare si qëndrime të përgjithshme të subjektit, përkatësisht të frontit. Në të vërtetë, në vendin tim të lindjes kandidatja tashmë e zgjedhur për presidente me shumicë ka pasur 100 vota, kundërkandidati, ish-presidenti 127 vota, ky është vullneti i qytetarit”, tha Xhaferi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close