LajmeMaqedoniTopLajm

Ish ambasadori Hysa: BDI e Ali Ahmetit është fituese morale e zgjedhjeve

Historiani dhe ish diplomati Ylber Hysa rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut si rezultat i lëvizjeve diplomatike me koncesione të rënda për LSDM, ndërsa për BDI dhe ‘Frontit Evropian’ shtoi se janë fitues moral por jo edhe pragmatik.

Në RTV 21 u debatuan faktorët ndikues të rezultateve të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ku ish ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut për LSDM e pa si pasojë e konsumimit në dy mandate dhe kompromiset jo popullore për një popullate konservatore maqedonase.

“Nëse i analizojmë zgjedhjet parlamentare së pari, shënohet një rritje e fuqishme e VMRO, për të cilën ve tu shprehën se janë të habitur mbrëmë nga ky rezultatet. Të gjitha anketat silleshin rreth 50, e doli 58, më shumë se pritej, që flet vetvetiu jo vetëm për një efekt të votës pro por edhe një lloj vote ndëshkimi që shkon drejt SDSM që qëndroi aty për dy mandate e mori disa vendime jo popullore, koncesione të mëdha diplomatike. Marrëveshjen e Prespës për ndryshimin e emrit me Greqinë, marrëveshjen me Bulgarinë që nënkuptonte ndryshimet kushtetuese, të dyja jo shumë të popullarizuar në një opinion maqedon që zakonisht është konservator për këto çështje, por ka edhe arsye të tjera më të thella, që e bënë që SDSM të pësojë debakël. Në historinë e zgjedhjeve në Maqedoninë e pavarur kurrë nuk ka ndodhë që një parti të pësojë nj¡ rënie të tillë, parti që zakonisht ka qenë e para ose e dyta.”

Për krahun politik shqiptar i theksoi faktorët poashtu për rezultatet por pati theks të veçantë ndikimin e mbështetjes së VMRO për VLEN në momente kyçe, megjithëse ‘Fronti Evropian’ mbetet fitues moral i zgjedhjeve.

Kur flasim për taborin shqiptar, varet nga prizmi se si matet. Koalicioni Fronti Evropian, i udhëhequr nga BDI e Ali Ahmetit, ka fituar realisht, është fituese morale. Por, në aspektin tjetër pragmatik është humbëse pasi vështirë se do të arrij të përfshihet në qeveri. VLEN’i ka arritur një rezultat interesant prej 13 deputetësh, dhe për këtë besoj janë disa arsye. E para është roli dhe shkathtësia e Izet Mexhitit, i cili ka përvojë në menaxhim dhe në fushata, si dhe që ishte një lloj insajderi i BDI, duke qenë se ishte vet në BDI i dinte mirë taktikat e rivalit. E dyta ishte momenti final kur Mickoski publikisht u deklarua se do ta përfshinte VLEN në qeveri që krijoi një momentum të klientelizmit të cilin njerëzit e panë ende pa u dhënë verdikti i popullit e panë si pjesë e qeverisë”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close