LajmeMaqedoniTopLajm

Xhaferi: Pasi të deklarohen deputetët, propozimi për punën online të Kuvendit do të vendoset në rend dite

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, tha se nuk dëshiron të paragjykojë kur do të votohet propozimi që seancat e Kuvendit të mbahen online.

Në një deklaratë për AIM, ai tha se ka kontakte joformale me deputetët në lidhje me propozimin dhe pret që ata të deklarohen e më pas propozimi të vendoset në rend dite.

Xhaferi sqaroi se propozimi ka të bëjë vetëm për deputetët të cilët për shkak të Kovid-19 nuk do të mund të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të komisioneve dhe do të jenë në mjekim shtëpiak ose izolim shtëpiak. Deputetët këtë do të duhet ta dëshmojnë me vendim të Inspektoratit sanitar dhe shëndetësor shtetëror.

Për momentin, sipas informacioneve nga Kuvendi, gjashtë deputetë nuk kanë mundësi të marrin pjesë në punën e Kuvendit për shkak të COVID-19.

Related Articles

Back to top button
Close
Close