LajmeMaqedoniTopLajm

Xhaferi: Opozita po e keqpërdor situatën shëdetësore të deputetëve

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot ka akuzuar se opozita po e keqpërdorë situatën shëndetësore të deputetëve, në kushte me KOVID-19, dhe se sipas tij po vendosen ultimatume të cilat nuk mund t’i pranojë.

Xhaferi në konferencë për shtyp, të cilën e thirri pas ndërprerjes së takimit me koordinatorët e grupeve parlamentare, tha se dy deputetë nga shumica për arsye shëndetësore janë të penguar të marrin pjesë në seancën e nesërme të 36-ën, pas çka e ka parashtruar çështjen e kuorumit.

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-së, sipas tij ka kërkuar që në seancë të shqyrtohen vetëm vazhdimi i situatës së krizës dhe tre pikat lidhur me masat KOVID-19, dhe jo të tjerat.

Xhaferi nuk e ka pranuar këtë propozim dhe do të pret deri të enjten ku pritet që njëri nga deputetët të del nga izolimi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close