LajmeMaqedoniTopLajm

Xhaferi: Edhe fëmijët e mi gëzojnë të drejtat si gjithë të tjerët

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi ka komentuar sot rang listën e publikuar nga Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik të kandidatëve që kanë kaluar provimin për gjykatës dhe prokurorë të ardhshëm, në mesin e të cilëve ishte edhe djali i kryeparlamentarit. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Xhaferi tha se, është i vetëdijshëm se, sensacioni është shumë më i lartë kur bëhet fjalë për anëtarë të familjeve të funksionarëve të lartë publik. Duke folur rreth lëndës që Antikorrupsioni hapi për djalin e tij kohë më parë, ai tha se lënda është ndërpresë pasi nuk është konstatuar keqpërdorim.

“Konkluza është se, nuk mund të verifikohet keqpërdorim nga ana e djalit tim, ndërsa çështjet e lëshimeve institucionale ose punës institucionale të institucioneve nuk është përgjegjësi e djalit tim, as e imja. Në fund të fundit edhe fëmijët e mi, si çdo qytetar i këtij vendi në këtë shoqëri i gëzon të gjitha të drejtat që i mundëson ky vend, gjegjësisht institucionet dhe aktet që përshkruajnë të drejtat e njeriut” – tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Pushteti gjyqësor vazhdon të ngelet i kapur nga partite politike në pushtet LSDM-BDI. Lista e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ardhshëm e publikuar nga Akademia për gjyqtar dhe prokuror publik dëshmon qartë për vizionin dhe misionin politik të BDI-së. Reagimi vjen nga Lëvizja Besa, të cilët thonë se zgjedhjet e shpejta do të ishin shpëtimi nga kjo gjendje.

”Lëvizja BESA, konsideron se për të patur reforma në drejtësi, veting dhe gjyqësor të pavarur duhet një qeveri e re, e pa korruptuar, me njerëz të aftë dhe me integritet moral dhe profesional, njerëz që nuk janë të kapur dhe me vizion për të drejtuar shtetin. Sa më parë të shkohet në zgjedhje aq më mirë do të jetë për shtetin dhe qytetarët” – deklaroi Talat Xhaferi.

Kujtojmë se, në fund të vitit të kaluar, Komisioni për Parandalim të Korrupsionit publikoi se djali i Xhaferit, Barlet Xhaferi, ka fituar të drejtën për dhënien e provimit të jurisprudencës në vitin 2015, edhe pse nuk ka qenë ende i diplomuar. Megjithatë, nga ky komision theksuan se nuk mund ta dëshmojnë këtë, pasi Ministria e Drejtësisë nuk i ruan dokumentacionet.

Lista e gjykatësve dhe prokurorëve të ardhshëm u publikua dje. Pothuajse 18% të kësaj liste e përbëjnë familjarë të afërm të politikanëve, gjykatësve dhe prokurorëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close