LajmeSport

Egnatia ka pësuar humbje 3-1 në transfertë ndaj Shamrock Rovers,

Egnatia ka pësuar humbje 3-1 në transfertë ndaj Shamrock Rovers, në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Kampionët e Shqipërisë zhvilluan një pjesë të parë të mirë dhe arritën ta mbyllnin në barazim 1-1, por pas pushimit vendasit dominuan dhe shënuan dy gola të shpejtë.

Graham Burke kaloi Shamrock Rovers në avantazh në minutën e 29-të nga pika e bardhë, ndërsa Egnatia barazoi në minutën e 40-të pas një aksioni të rishikuar nga VAR-i, ku Aaron Greene devijoi topin në portën e tij.

Në pjesën e dytë, skuadra irlandeze e rriti ndjeshëm presionin. Roberto Lopes shënoi për 2-1 në minutën e 55-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Aaron Greene realizoi golin e tretë.

Shamrock Rovers pati edhe mundësi të tjera për të thelluar avantazhin, ndërsa Egnatia nuk arriti të reagonte si në pjesën e parë.

Kampionët shqiptarë tashmë kanë një detyrë të vështirë në ndeshjen e kthimit, ku do të duhet të përmbysin disavantazhin 3-1 për të siguruar kualifikimin në fazën “play-off” të Ligës së Evropës

Related Articles

Back to top button
Close
Close