LajmeMaqedoniSport

Shkëndija udhëtoi me fluturim çarter drejt Skocisë

Shkëndija udhëtoi me fluturim çarter drejt Skocisë

Skuadra e Shkëndijës, përfaqësuesja e vetme nga Maqedonia e Veriut në garat evropiane të futbollit, është nisur drejt Edinburgut. Kuqezinjtë nga Tetova udhëtuan me fluturim çarter nga Shkupi.

Kundërshtari i ekipit të drejtuar nga Artim Pollozhani në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës është skuadra skoceze Hibernian.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 6 gusht, në Edinburg, duke filluar nga ora 21:00, ndërsa ndeshja e kthimit është planifikuar për më 13 gusht në Shkup.

Ndërmjet dy përballjeve me Hibernianin, Shkëndijën e pret edhe derbi i madh kundër Vardarit, në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ndeshja është caktuar të zhvillohet më 9 gusht në Shkup.

Pikërisht për shkak të orarit të ngjeshur, drejtuesit e Shkëndijës vendosën që skuadra të udhëtojë me fluturim çarter nga Shkupi drejt Edinburgut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close