LajmeTeknologji

WhatsApp vjen me ‘biseda sekrete’, mesazhe që vetëm ju mund t’i lexoni

WhatsApp po zhvillon një veçori të re që e quan “Chat Lock” ose mbyllja e bisedës, me synimin për ta bërë më të thjeshtë mbajtjen më private të mesazheve.

Bisedat e “kyçura” do të mbahen në një dosje  të mbrojtur me fjalëkalim ose me identifikim biometrik dhe njoftimet e ardhura nga ato biseda, nuk do të shfaqin në ekran dërguesin apo përmbajtjen e mesazhit.

“Chat Lock” ka filluar shpërndarjen dhe do të ketë përmirësime në të ardhmen.

“Gjatë muajve të ardhshëm ne do të shtojmë më shumë opsione për Chat Lock, duke përfshirë kyçjen për pajisjet shoqëruese, krijimin e një fjalëkalimi të personalizuar për bisedat tuaja, në mënyrë që të mund të përdorni një fjalëkalim unik të ndryshëm nga ai i telefonit tuaj”, shkruajti CEO i  META, Mark Zuckerberg.

Krahas këtij njoftimi, përdoruesit e “WhatsApp” u surprizuan ditën e sotme nga një tjetër mundësi përditësimi, ku do të bëhet e mundur që mesazhi të modifikohet pasi të jetë dërguar. “Kleçka” është që mesazhi mund të modifikohet vetëm brenda 15 minutave të para që nga dërgimi.

Ky përditësim nuk është ende zyrtar, por është parashikuar nga portali informues për ndryshimet e “WhatsApp”, WaBetaInfo.

Related Articles

Back to top button
Close
Close