WhatsApp më në fund do ta lejojë përdorimin e një profili në shumë telefona

WhatsApp së shpejti mund t’i lejojë përdoruesit të kenë qasje në një llogari nga disa telefona të ndryshëm. Kjo është një veçori që kompania filloi ta testojë në vitin 2021.
Pasi përdoruesit të kenë qasje në funksion, kur e instalojnë atë në një telefon të ri inteligjent, ata do të shohin një opsion për t’u lidhur me një llogari ekzistuese, shkruan Engadget. Pasi ta konfirmojë përzgjedhjen e tyre, programi do t’u kërkojë atyre ta skanojnë kodin QR në pajisjen kryesore, një hap që përfshin navigimin në seksionin “Pajisjet e lidhura” të cilësimeve dhe shtypjen e butonit “Lidh një pajisje”.
Nëse procesi mund t’ju tingëllojë pak i komplikuar, WhatsApp ka njoftuar se do ta prezantojë një metodë më ‘të qasshme të lidhjes së pajisjeve që do t’i lejojë përdoruesit të dërgojnë një kod një herë në telefonin inteligjent që duan të shtojnë në llogarinë e tyre përmes klientëve në faqen e internetit. WhatsApp do ta sjellë këtë lidhje më të thjeshtë me pajisjet e tjera në të ardhmen.



