LajmeShowbiz

Wanda Nara pranon se ka tradhtuar në të kaluarën

Mauro Icardi dhe Wanda Nara kanë qenë kryetemë e mediave këto ditë pas tradhtisë së pretenduar të futbollistit argjentinas me aktoren dhe modelen, China Suarez

Biondja e famshme, e cila është edhe agjentja e sulmuesit të Paris Saint-Germainit nuk i kishte pritur aspak mirë spekulimet për tradhtinë e bashkëshortit të saj, saqë çifti qëndroi i ndarë për disa ditë dhe flitej për shkurorëzim.

Megjithatë, ata janë rikthyer bashkë dhe këtë e kanë konfirmuar përmes publikimit të imazheve të përbashkëta në rrjetet sociale.

(Foto: Instagram/wanda_icardi)

Gjatë një bashkëbisedimi me fansat në Instagram, nga Wanda është kërkuar që të tregojë nëse ka tradhtuar ndonjë partner në të kaluarën.

“Të jem e sinqertë, një herë”, ka qenë përgjigja e 34-vjeçares, e cila ka theksuar se vështirësia më e madhe e të qenit gruaja e një futbollisti janë komentet e shumta negative.

(Foto: Instagram/wanda_icardi)

Kujtojmë që martesa e mëparshme e Naras me Maxi Lopez përfundoi me shkurorëzim në vitin 2013, kurse një vit më pas, ajo u martua me Icardin.

Maxi e kishte akuzuar për tradhti gjatë martesës së tyre, megjithatë Wanda nuk e ka specifikuar se cilin nga partnerët e ka tradhtuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close