VV-së nuk i konvenon aktgjykimi i Kushtetueses, thotë se po e cenon demokracinë

Paqartësi shfaqi edhe lideri i tyre, Albin Kurti, gjatë një deklarimi para gazetarëve sot.
Kjo parti e ka cilësuar aktgjykimin si vendim arbitrar, e madje tha se cenon demokracinë.
Vetëvendosje gjithashtu nuk e pranon kufizimin që një kandidat të hedhet në votim vetëm tri herë.
“Tejkalimi i juridiksionit nuk justifikohet me asgjë. Ditët vonesë për publikimin e vendimit njoftojnë pamundësinë për ta justifikuar vendimin arbitrar që cënon demokracinë.
Se votimi i fshehtë nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, u konfirmua sërish. Zhurma opozitare u rrëzua përsëri. Por paragjykimi i Gjykatës për mungesën e konsensuesit politik sa kohë që nuk është hedhur asnjëherë në votim është ecje në rrugën e subjekteve bllokuese. Kjo rrugë na kthen pas aty ku nuk pati rezultat.” – thuhet ndër të tjera.



