
Ish kandidati i ASH-së, për Tetovën Vullnet Murseli përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar Krenar Llogën për zgjedhjen e këtij të fundit si sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët në kuvendin e sotëm të mbajtur nga kjo parti, shkruan Top24
Në postimin e tij Murseli shkruan “Shumë urime për mikun tim Krenar Lloga në zgjedhjen e tij për Sekretar Gjeneral i Aleanca për Shqiptarët. Jam i sigurtë se një njeri me aftësitë dhe përkushtimin e Krenarit do jetë krenari për të gjithë shqiptarët. Suksese miku im!”



