
Sot kandidati për kryetar komune nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Vullnet Murseli bashkë me disa nga kandidatët për këshilltarë komunal pati brifing me gazetarë, përcjell in7.
Murseli prezentoi vizionin që ka për në krye të Komunës. Ai tha: Tetova do të jetë qytet ku do të mbizotërojnë ide të freskëta, vizionare, transformuese, zhvillimore dhe gjithëpërfshirëse, ide që promovojnë shoqëri civile të vërtetë, komunitet të shëndoshë dhe demokratik.
E ardhmja e Tetovës do të jetë me studentë dhe të rinj që kanë ambicie për punë, për rritje të standardit jetësor dhe për zhvillim teknologjik.
Është momenti që Tetova të bëhet qytet i organizuar mirë, i pastër dhe modern.



