LajmeMaqedoni

Vullnet Murseli ideja e Robert Sçuman ishite që një paqe e qëndrueshme medoemos të jetë rezultat i drejtësisë, barazisë, bashkëpunimit ekonomik dhe integrimit rajonal

Vullnet Murseli përmes një postimi në profilin e tij kaq shkruar se ideatori i bashkimit europian Robert Sçuman kishte për qëllim për që një paqe e qëndrueshme medoemos të jetë rezultat i drejtësisë, barazisë, bashkëpunimit ekonomik dhe integrimit rajonal, shkruan TOP24

“Për fat të keq, politika në Shkup deri tani ka gjetur disa herë fajtorë të jashtëm që e pengojnë integrimin e vendit në BE, por asnjëherë nuk ka punuar mjaftueshëm për të eliminuar defektet e brendshme të shtetit tonë në këtë rrugë. Dështimi për të ndërtuar një shtet të së drejtës ku zhvillohet luftë domethënëse kundër korrupsionit, nepotizmit, kundër krimit të organizuar si dhe dështimi për të krijuar një sistem funksional të shtetit ligjor janë ndër të tjera edhe pengesat kryesore të Republikës së Maqedonisë së Veriut për t’u bërë pjesë e familjes evropjane. Politika e vendit tonë gjatë 20 viteve të fundit ka qëndruar në vend-numëro për sa i përket krijimit të vlerave evropjane, dhe kjo na ka ndëshkuar neve si shtet në dëshirën dhe aspiratën e qytetarëve për të qenë pjesë e Bashkimit Evropjan.” shkruan Murseli përcjellë Top24.

Murseli më tej shton se “Nëse politika jonë e jashtme dhe rregullimi i brendshëm shtetëror nuk përputhet me vlerat evropjane, misioni integrues i Maqedonisë së Veriut mbetet vetëm një luftë e qëllimshme me erën, dhe në asnjë mënyrë nuk jep përshtypjen se vendi jonë po mundohet seriozisht të jetë pjesë e Bashkimit Evropjan.
Gëzuar 9 Majin, Ditën e Evropës!”

Related Articles

Back to top button
Close
Close