LajmeRajon

Vulin: Serbi të madhe s’ka pasur kurrë, Hitleri krijoi Shqipërinë e madhe

Ministri i Brendshëm i Serbisë, ultranacionalisti Aleksandar Vulin, tha sot se ata që bombarduan Jugosllavinë nuk kishin të drejtë morale t’i kërkonin Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të “shkatërrojë miqësitë shekullore” mes dy vendeve.

Vulini vlerësoi për “Pink TV” se konflikti në Ukrainë nisi një valë rusofobie, e cila sipas tij përfundon gjithmonë me serbofobi.

“Të gjithë ata që e urrenin Rusinë nuk e donin Serbinë. Çdo gjë që u bëjnë fëmijëve rusë sot do t’u bëhet fëmijëve serbë nesër”, tha Vulin, transmeton “Beta”.

Vulini përsëriti se krijimi i “botës serbe” mbetet misioni i tij politik.

“Nuk ka pasur kurrë një Serbi të madhe, se do të donim të ekzistonte, por Hitleri krijoi një Shqipëri të madhe. Të gjitha kombet kanë një aspiratë të natyrshme për t’u bashkuar, vetëm serbët nuk duhet”, tha më tej Vulini, transmeton Zeri.info.

Ai shtoi se stabiliteti i Ballkanit “varet” nga Serbia dhe akuzoi liderët e disa vendeve të rajonit se “kërkojnë grurë, vaj, vaksina nga Serbia dhe pështyjnë mbi të”.

“(Zhelko) Komshiqi dhe (Milo) Gjukanoviqi e pështyjnë Serbinë mes dy kafshatave bukë serbe. Kur u duhen gjithçka, nga vaksina kundër koronavirusit deri te buka, aty iu gjendet Serbia, kurse Mali i Zi dhe BeH-ja nuk do të hyjnë në Ballkanin e Hapur sepse ai është, siç thonë ata, projekti i Serbisë së Madhe të Vuçiqit”, ka vlerësuar Vulini.

Related Articles

Back to top button
Close
Close