LajmeRajonTopLajm

Vuçiq reagon për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Tani kemi marrëdhënie shumë më të mira, fitojmë ne

Dje është përcaktuar shorti i grupeve për kualifikueset e Botërorit 2026.

Dhe do të shohim përsëri përballjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, pas 10 vjetësh kur të dyja u përballën në “Elbasan Arena”.

Për këtë ka folur edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Marrëdhëniet me shqiptarët janë shumë më mirë tani. Do të ketë pasion, i yni do të fitojë. Kanë një skuadër të fortë, solide, serioze, por Serbia është më e fortë, do të fitojmë. Ne kemi një kalendar të mirë. Ndeshja e parë do të jetë problem”, tha Vuçiqi për mediat serbe

Në grupin K, përveç Shqipërisë dhe Serbisë gjenden në grup edhe Anglia, Letonia dhe Andorra.

Related Articles

Back to top button
Close
Close