LajmeRajon

VUÇIQ: MERKELI ËSHTË NË ANËN E KOSOVËS

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se kancelarja gjermane, Angela Merkel, është në anën e Kosovës, njofton Insajderi.

Ai në “TV Happy”, tha se Gjermania mbështetë Serbinë, por kjo përkrahje nuk vjen kur është në pyetje Kosova.

“Ajo është e drejtë edhe në lidhje me Kosovën, ajo nuk është në anën tonë, por ajo ishte absolutisht e drejtë kur kemi biseduar për herë të fundit në Davos (në janar 2019). Ajo më tha ‘Nuk di çfarë t’ju them në këtë moment. Shikoni se si të ruhet paqja dhe stabiliteti”, tha Vuçiq.

Njeriu më i pushtetshëm në Serbi, theksoi se ka pasur antagonizma të mëdha rreth dialogut Kosovë-Serbi në mes të Gjermanisë dhe Administratës Trump.

Për këtë ai tha se Merkel ishte “mërzitur”, kur presidenti atëhershëm Thaçi e Vuçiqi planifikonin të takoheshin në Shtëpinë e Bardhë  më 27 qershor. Takim i anuluar shkak i publikimit të propozim-aktakuzës për Thaçin. /Insajderi.com

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close