LajmeRajonTopLajm

Vuçiç nga Uashingtoni: Nuk e pranova letrën që kërkon njohjen e Kosovës

Presidenti serb Vuçiç, tha në Uashington pas bisedimeve me përfaqësuesit e Prishtinës dhe kabinetit të presidentit Donald Trump, se ai nuk mund ta pranonte dokumentin që përmbante një dispozitë për njohjen e ndërsjelltë të Serbisë dhe Kosovës.

“Dokumenti i parë që kishim titullohej ‘Normalizimi Ekonomik’. Ai dokument ishte tmerrësisht i vështirë, kishte 16 pika. Kishte dhe pikën e njohjes. Ne menduam se nuk duhej të ishte në dokumentin e normalizimit ekonomik”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se do të shihet nëse ata do të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje.

“Shpresoj të takohem me Trump, por nuk mund t’ja premtoj atë (njohjen). Ne patjetër do të përgatitemi për takimin me Trump. Ne do të kemi një mesazh të mirë për popullin amerikan dhe për serbët që jetojnë në Amerikë”, tha Vuçiç.

Më herët, ministri i Financave Sinisha Mali, deklaroi se në fillim të takimit në Shtëpinë e Bardhë se delegacionit serb iu dorëzua një dokument në të cilin njëra nga pikat nënkupton njohjen reciproke të Serbisë dhe Kosovës, dhe se Presidenti Vuçiç është nën një presion të madh.

Në anën tjetër, i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, mohoi pretendimet e disa mediave, por edhe të ministrit Mali, se Vuçiçit iu dorëzua një letër sipas së cilës Serbia duhet të njohë Kosovën e pavarur sot.

Related Articles

Back to top button
Close
Close