
Kandidati i AKI-së Isen Shabani ka shpallur fitoren në komunën e Vrapçishtit , me një diferenc prej 3 mijë vota.
Kandidati i Aleancës për Kombëtarët e Integruar (AKI), Isen Shabani, ka deklaruar fitoren në Komunën e Vrapçishtit pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.
Sipas rezultateve, Shabani ka dalë fitues përballë Zuli Demirit, kandidat i pavarur i mbështetur nga koalicioni VLEN dhe Partia e Ziadin Selës. Me këtë rast, Shabani ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe besimin e treguar, duke theksuar se rezultati përbën një nxitje shtesë për angazhim në drejtim të zhvillimit lokal dhe përmirësimit të kushteve të jetesës në komunë.
Procesi zgjedhor në Vrapçisht është zhvilluar në një atmosferë të qetë, ndërsa numërimi i votave ka përfunduar pa incidente të raportuara. Rezultatet e shpallura nga Shabani përkojnë edhe me të dhënat paraprake të raportuara nga vendvotimet lokale.



